Protestuesit lirojnë rrugën pas një orë bllokimi, Edi Rama shkon nga rruga dytësore

Tiranë | 26 Pri 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Pas rreth 1 ore, protestuesit e opozitës zhbllokuan hyrjen e qytetit të Shkodrës, duke lejuar qarkullimin e automjeteve. Pavarësisht tentativës për të bllokuar ardhjen e kryeministrit Edi Rama nga hyrja e Shkodrës tek ura e Bahçallëkut, kreu i qeverisë mbërriti në Shkodër nga një rrugë dytësore.

Kreu i qeverisë u prit me protesta në Shkodër, aty ku pati edhe përplasje mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

Protestuesit e opozitës, me në krye ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia bllokuan rrugën hyrëse në qytetin e Shkodrës. /Top Channel/


https://youtu.be/-KaQuMs1oZc

Të ngjashme