Pasi Gjykata Supreme e Spanjës dënoi me burgim 9-13 vjet nëntë udhëheqës katalanas të lëvizjes për pavarësi, rrugët e Barcelonës janë mbushur nga protestuesit, të cilët bllokuan edhe aeroportin El Prat, përcjell Dita raportimet e mediave të atjeshme.
Raportohet se të paktën 45 fluturime janë anuluar, ndërsa dëmet në aeroport janë të pakta.
Policia ka përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për t’i larguar ata nga aeroporti. Sipas disa raportimeve nuk kanë munguar as plumbat e gomës.
Me dhjetëra qytetarë janë shtruar në spital për dëmtime të lehta, ndërkohë që protestat vazhdojnë.