Mijëra protestues të zemëruar u mblodhën te Ambasada e SHBA-së në Bagdad të martën, duke protestuar kundër sulmeve ajrore të SHBA-së.
Duke bërtitur “Poshtë, Poshtë USA!” Disa dhjetra persona nga turma arritën të thyejnë portën për tu futur brenda ambienteve të ambasadës ku ndezën zjarre dhe shkatërruan kamerat e sigurisë, transmeton telegrafi.
Videot e postuara në mediat sociale treguan se turma jashtë ambasadës po rritej, ndërsa tymi u lëshua nga të paktën një pikë kontrolli në perimetrin e kompleksit.