Ushtria në Birmani ka paralajmëruar protestuesit se mund të përballen deri më 20 vjet burgim, nëse pengojnë forcat e armatosura.
Qytetarët në Birmani janë duke protestuar kundër grusht-shtetit.
Dënime të gjata dhe gjoba po ashtu do të aplikohen nëse nxitet urrejtja ndaj liderëve të grusht-shtetit, ka thënë ushtria.
Ndryshimet ligjore janë paralajmëruar ndërsa automjetet ushtarake shihen në disa rrugë nëpër qytete.
Qindramijëra persona kanë marrë pjesë në protesta në ditët e fundit.
Protestuesit po kërkojnë lirimin e lideres së zgjedhur, Aung San Suu Kyi.