Protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvend, ndalohen nga Policia

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 12:16 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë shtuar ekipet e policisë para Kuvendit të Kosovës.

Disa qytetarë të cilët po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, janë ndaluar nga Policia, të cilët kanë tentuar të hyjnë brenda Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Një qytetar i cili po proteston kundër formimit të Qeverisë Hoti, ka veshur një bluzë me mbishkrimin “Burgosja e hajnave me kravata, kthim i shpresës së popullit”.

Derisa mbrapa bluzës shihet një foto e vitit 1999 që është shkrepur gjatë luftës “Kurrë mos harro”.

Qytetarët po protestojnë edhe si shkak i formimit të Qeverisë me zëvendëskryeministër nga Lista serbe.

Kjo protestë po bëhet për shkak të pakënaqësive për mbajtjen e seancës për votimin e qeverisë së re në krye me mandatarin Avdullah Hoti

Të ngjashme