Prova e dhjetë për konstituimin e Kuvendit, pas pak nis seanca

Prishtinë | 03 Maj 2025 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Sot është hera e dhjetë që deputetët mblidhen në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin, raporton Ekonomia Online.

VV po insiston në emrin e Albulena Haxhiut, e cila deri tani është hedhur gjashtë herë në votim, pa arritur të marrë numrin e nevojshëm të votive.

Në tentativën e shtatë, u propozua votimi i fshehtë, por u kundërshtua nga partitë e tjera, duke shkaktuar përplasje dhe akuza të ndërsjella.

Seanca është paraparë të fillojë në orën 10:00.

Të ngjashme