Provokimi i zgjedhjeve në këtë situatë – axhamillëk

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje që deshi të amandamentojë Ligjin për Zgjedhje brenda natës.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ahmeti ka theksuar se provokimi i zgjedhjeve në situate të krizës së thellë ekonomike dhe kohën kur covidi shënën 1000 rastw në ditë që i ka shkaktuar fushata e kaluar është axhamillëk i paparë.

POSTIMI I PLOTË:

Ligji për zgjedhje i ka dhjetëra probleme që duhen të adresohen në reformë të thellë, përfshi edhe votimin e diasporës në konsullata e ambasada. Duhet të bëhet edhe reformë kushtetuese me problemet që na përcjellin në disa zgjedhje.

Por në qoftë se beson që do të jesh në qeveri 4 vite, çfarë kuptimi ka amandamentimi i Ligjit për Zgjedhje brenda natës. Edhe në qoftë se beson se duhet të bëhet reforma për zgjedhje lokale (që diaspora të votojë për asamble e kryetar komunash) prapë ka kohë.

Në anën tjetër provokimi i zgjedhjeve në situate të krizës së thellë ekonomike dhe kohën kur covidi shënën 1000 rastw në ditë që i ka shkaktuar fushata e kaluar është axhamillëk i paparë.

Kemi pritur stabilitet të fortë nga mandati i fituar në zgjedhje. Me kërku edhe më shumë në kurriz të qytetarëve është e padrejtë. Uluni dhe bëni kompromis. Përndryshe kemi afinitet të jashtëzakonshëm për të krijuar kriza nga kurgjë hiq.

Të ngjashme