Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar para nisjes së seancës parlamentare.
Në rendin e ditës të seancës pritet të futet kërkesa e Taulant Ballës për shtyrjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri me 29 nëntor 2019.
Në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi kërkohet që në objektin e punës së komisionit të Reformës Zgjedhore të shtohet dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Një tjetër pikë është dhënia e së drejtës për rishikimin e kodit elektoral në disa faza.
Ndërkohë në orën 12:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i japë mandatin 4 deputetëve.