Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen e Presidentit Ilir Meta.
Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS, Balla thekson se me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht!
Gjithashtu Balla deklaron se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave, mazhoranca do t’ia bëjë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!