Shqipe Pantina nga grupi Parlamentar i PSD-së tha se e përkrahin idenë për formimin e komisionit për dokumentimin e krimeve dhe se PSD-ja do të propozoj për punën e komisionit, raporton EkonomiaOnline.
“Ne e mbështesim idenë do japim propozimet tona për punën që do bëj ky komision dhe në fund do mbështesim propozimin qe sjell komisioni nëse ai është i harmonizuar dhe paraqet një komsensus të partive politike”, tha Pantina.
Albert Kinolli në emër të 6+ tha se e mbështesin iniciativën për krijimin e Tribunalit.
”E përkrahim iniciativën e krijimit të tribunalit dhe e përkrahim propozimin për ndërtimin e muzeut të krimit dhe gjenocidit serb të kryer në Kosovë dhe për ndërtim e memorialit”, tha Kinolli.