Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas marshit të mbajtur për drejtësi, për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Në një postim në facebook PSD shkroi se ajo çfarë u pa në shesh ishte gjurmë nga përpjekja çlirimtare e organizuar në ushtri e që arriti fitoren
“Ajo çka sot pamë në Sheshin e Kryeqytetit është gjurmë nga përpjekja çlirimtare e organizuar në ushtri e që arriti fitoren, përkundër gjasës. Fuqia dhe e vërteta që ngërthen UÇK-ja na organizuan edhe sot, kundër gjykimit politik që po i bëhet drejtuesve të saj.”, thuhej në postim.
“Një rëndësi shtesë që ka protesta aq e madhe sot është që po ndodhë përkundër frymës anti-UÇK e instaluar në këtë qeveri.”, thuhej tutje.
“Përpjekja për çlirim mbetet nevojë e kohës, nën kushte të reja”.