Partia Social Demokrate e ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kësaj parti, Dardan Molliqaj me këtë rast u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë sic tha ai ne nivelin e detyrës dhe të mundësojnë ndryshimin e këtij ligji.
Ai ka përmendur dy nenet që kjo parti po konsideron se nuk janë në përputhje me Ligjin ndërkombëtar për krime lufte e as me Konventa ndërkombëtare.
“Siç e dini ne kemi paralajmëruar dy veprime njëkohësisht kundër zhvillimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë, njëra prej tyre ka të bëjë amendamentin e ligjit për Dhomat e Specializuara, sot iu kemi drejtuar gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës, përjashto ata të Listës Serbe, për t’u bërë pjesë e grupit i cili do të duhej të ndërtohej nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, për të filluar amendamentin për Dhomat e Specializuara”.
“Ne konsiderojmë, që janë dy nene shumë problematike, të cilat nuk janë në përputhje me Ligjin ndërkombëtar për krime lufte e as me Konventa ndërkombëtare për krime lufte. Njëri ka të bëjë me kompetencën lëndorë që e trajton subjektin e ndjekjes nga kjo gjykatë e që është trajtimi prej kësaj baze të nenit të 6, ku ndjeket vetëm krimet e UÇK-së. Prandaj ne besojmë që kur krimet ndjekin në një anë ose një etnike, ose prej një këndvështrimi ajo nuk ka të bëjë me drejtësi po ka të bëjë me padrejtësi rrjedhimisht duam ta ndërrojmë që ta kthejmë këtë gjykatë në gjykatë që do të duhej të sillte drejtësi”.
“Neni i dytë që ne duam ta riformulojmë e ndryshojmë ka të bëjë ai i 16 që ka të bëjë me përgjegjësi individuale dhe komanduese ns veprimet e supozuara që mund të kenë ndodhur, për më pas parasysh që pse ne duam ta ndërrojmë këtë nen ka të bëjë me një pjesë të fjalisë e që është problematike, po ashtu që nuk e kemi gjetur në asnjë ligj ndërkombëtar për krime lufte dhe në asnjë konventë, ajo që quhet ka pasur arsye ta dijë e jo që duhet të dëshmohet që komandanti ose bartësi i institucionit ose i luftës e ka ditur për një veprim të tillë. Prandaj më lejoni që sot të i’u bëjë ftesë të gjithë deputeteve përmes mediave dhe pse iu kemi dërguar kërkesë zyrtare me shkrim që të jenë në nivelin e detyrës”.
Kjo parti për të shtunë ka ftuar protestë gjithëpopullore në kundërshtim të dënimin nga kjo gjykatë të Sali Mustafës me 26 vjet burgim.