PSD-ja ia kujton Kurtit qëllimet e 10 Shkurtit: Asnjë nga synimet e kësaj proteste s’janë në agjendën tënde

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 11:10 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate me rastin e 13 – vjetorit të protestës së 10 shkurtit, ku humben jetën dy aktivistë të Vetëvendosjes, ka organizuar një aksion simbolik, raporton Ekonomia Online.

Anëtarët e kësaj partie që në kohën sa u mbajt protesta 13 vjet më parë ishin pjesë e saj, akuzuan kryeministrin Albin Kurti për ndryshim të synimeve dhe qëllimeve të asaj proteste.

Ata me këtë rast kanë vendosur një pasqyrë në vendin e memorialit kushtuar kësaj proteste, për siç thanë Albin Kurti ta shohë vetën sa herë kalon këtu.

Anëtarja e kryesisë së PSD-së, Teuta Rrusta, tha se ky 10 shkurt është më i veçantë për shkak se kjo datë e gjen Kurtin kryeministër, si kundërshtarin ma të madh të planit të Ahtisarit.

“Në alternativën e Vetëvendosjes por edhe në orgonagramin e 2017 i kemi brenda synimeve edhe ndryshimet kushtetuese, të cilat shmangin pengesat që dalin nga plani i Ahtisarit. Mirëpo tash në planin qeverisës së Kurtit nuk e kemi asnjë rresht për synimet e kësaj proteste. 10 shkurti flet për llojin e qeverisë që do ta kemi. Pra përderisa Kurti gjen hapësirë me ardh me bë nderime ai nuk ka për qëllim me marr hap për ndryshime kushtetuese të cilat e kanë shumicën e dyfishtë që e fuqizojnë Listën Serbe. Vendimmarrja në kuvend është e bllokuar përmes shumicës së dyfishtë. 10 shkurti është dita kur Kurti duhet ta shoh veten pasqyrë. Ne ftojmë Albin Kurtin mos ta largojë pasqyrën por të ketë guxim ta shohë veten në të”, tha ajo.

13 vjet më parë, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata rumun e ukrainas, shtënë me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues dhe plagosur mbi 80-të.

Nga kjo protestë e mbajtur 13 vjet më parë gjetën vdekjen Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Të ngjashme