PSD-ja me aksion simbolik, “përuron” Nëndegën e VV-së në Presidencë – kryetare Vjosa Osmani

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, me atë të së cilit ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka ka shndërruar Presidencën në nëndegë të saj, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i kësaj partie, Nol Nushi, tha se Albin Kurti tash më ka kthyer edhe Presidencën si degë të partisë së VV-së, ndërsa kryetare e kësaj “nëndege” sipas tij është Vjosa Osmani.

“Zyra prapa nesh deri vonë ka shërbyer si zyre e presidencës së Kosovës mirëpo sot në mënyrë solemne ne e përuruam dhe themeluam nëndegën e re të VV-së  që quhet nëndega presidenca sepse për disa muaj është një nëndegë e kësaj partie. Përvoja jonë me institucione si qytetarë që i shërbejnë partive nuk është e mirë dhe kjo ka rritur pakënaqësinë dhe m,mosbesimin e qytetarëve në institucione . Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së presidencës e përdori këtë zyrë për ta themeluar listën e saj “Guxo”. Ajo aty punësoi njerëz të cilat i paraqiti si aderime të mëdha. Përmes kësaj listën shpërndau paga deri në 700 euro. Kurti po do ti marrë krejt institucionet. Në anën tjetër osmani është përshtatur me mendësinë e Kurtit. Ishim dëshmitar në rastin e KQZ-së. Kjo do ta kufizojë lirinë e qytetarëve”.

Osmani është numri dy në listën e VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ka shpallur kandidaturën për postin e presidentes.

Ky aksion i PSD-së vije pas presionit që ka bërë Vetëvendosje ndaj KQZ-së për mos certifikimin e Albin Kuritit dhe të tjerëve si dhe reagimin e Vjosa Osmanit e cila nga zyra e Presidencës kishte kërcënuar Valdete Dakën me shkarkim.

Të ngjashme