Partia Socialdemokrate po mban t zgjedhjet e saj të brendshme për të zgjedhur struktura të reja të partisë, raporton Ekonomia Online.
Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit si i pari i këtij subjekti, mësohet se kandidat i vetëm për Kryetar të PSD-së, është Dardan Molliqaj.
Anëtarët e PSD-së tashmë janë duke votuar për strukturat e reja
Shpend Ahmeti bëri të ditur se për shkak të përgjegjësisë pas rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, mori vendim për tu tërhequr nga pozitat në këtë subjekt partiak ndaj dhe siç thotë do të merret vetëm me postin e Kryetarit të Prishtinës.