Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Dardan Molliqaj, këtë të shtune duke filluar nga ora 14:00 do të mbajë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
I pari i PSD-së ka ftuar edhe partitë opozitare që janë në Kuvendin e Kosovës, por të njëjtat kanë konfirmuar që nuk do të marrin pjesë në këtë protestë, por kanë thënë se e mbështesin, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në vend u mbajt edhe tri ditë më parë, e cila nisi në sheshin “Zahiri Pajaziti” e që përfundoi përpara objektit të qeverisë me thirrjen “asnjë cent më shumë”.