PSD-ja paralajmëron Kurtin: Do të ketë trazira sociale nëse vazhdon ngritja e çmimeve

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi, thotë se nëse do të vazhdojë rritja e çmimeve në vendin tonë do të ketë trazira sociale.

“Nesër në orën 14:00 do t’ia dërgojmë një propozim masiv ZRrE-së dhe Qeverisë së Kosovës, e propozimi masiv do të jetë të gjeni zgjidhje, nuk është puna e jona kjo se ju jeni në qeveri, i keni 51 për qind, veç nëse i rritni çmimet në këtë vend do të ketë trazira sociale”.

“Do të ketë protesta edhe më të mëdha dhe të vazhdueshme. Nuk është e drejtë me u rrit çmimi i rrymës kaq shumë”, shtoi ai.

Krasniqi thotë se vetëm në vitin e parë të qeverisjes së Kurtit nga Kosova është larguar një investitor që parashihte 200 milionë investime të energjisë së ripërtëritshme.

“Gjithçka që ka bërë kjo qeveri janë hapa të gabuar sa i përket krizës së energjisë elektrike”.

Zyrtari i PSD-së thotë se gjepi i qytetarëve nuk e përballon një ngritje të çmimeve të energjisë elektrike.

“Ne më së shumti prodhimin e energjisë elektrike e pësojmë me shëndetin tonë”, theksoi Krasniqi

Të ngjashme