Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në oborrin e ministrisë së Drejtësisë, ku në veturat zyrtare kanë ngjitur tiketa me mbishkrimin “zhvatës”, raporton Ekonomia Online.
Më pas Policia e Kosovës ka arrestuar kreun e kësaj partie Dardan Molliqajn dhe disa aktivistë të kësaj partie, madje edhe ka përdorur dhunë.
Frashër Krasniqi nga kjo parti tha se një kompanie i është dhënë kontratë prej 2 milionë euro pa asnjë kriter e që ka çmimin pesëfish më të shtrenjtë.
“Aksion ka të bëjë rreth kontratës një kompani private ku kushton mbi 2 milionë euro dhe kjo tiketa 5 euro”.
Ai tha se zëvendësministri Hysen Durmishi ka bërë skandal ku ka thënë se kjo kontratë ka mbetur Qeveria e kaluar dhe se janë duke krijuar monopol.
“Përmes këtij nuk ka barazi, homologimin po e heqin vetëm për makinat e reja e jo ato të cilat mund t’i blejnë të varfrit, ndryshimi i stilit të jetës punësimet nepotiste”.