Partia Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media në lidhje më propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, raporton Ekonomia Online
Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se do të ftojnë një takim me partitë opozitare për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë.
Sipas Molliqajt Sot është afati i fundit ku ZRrE pranon komente dhe merr vendimin e saj .
“Sot është afati i fundit ku ZRrE pranon komente dhe merr vendimin e saj. Çdo vendim që në dukje është ndryshe por që del të jetë kozmetik e aspak përmbajtësor nuk është i pranueshëm. Kriza energjitike duhet të ketë trajtim tjetër e që nuk është mbi kurrizin e qytetarëve të Kosovës e për profitin e pastër të KEDS-it”.
“Ajo revoltë e qytetarit jo vetëm se duhet të vazhdojë, në mbledhjen e kryesisë së PSD është e nevojshme të ketë bashkëpunim opozitarë, rrjedhimisht gjatë kësaj jave do ta ftojmë një takim të përbashkët të partive opozitare parlamentare apo individë dhe njohës të fushës, dhe ky takim ka për qëllim kundërshtimin e kësaj qeverie, dhe të jemi bashkë me atë që po bën qeveria se është e padrejtë”, u shpreh Molliqaj.
“Do t’i vazhdojmë bisedimet, takimet e tubimet dhe do të hapim një peticion online”, tha Molliqaj.
Tutje Molliqaj, ka mohuar se është ftuar për intervistim nga ana e Policisë së Kosovës.
Ai tha se tërë ditë ka qenë në shtëpi e pastaj ka ardhë në zyre.
“Askush nuk m’ka ftu, në shtëpi time kam qenë, askush s’ka qenë te banesa, policia e din ku jetoj“, tha ai.
“Protesta e 29 janarit i dërgoi qeverisë mesazh të qartë; rritja e propozuar e çmimit të rrymës është e padrejtë dhe e papranueshme. Ajo prek shumicën e qytetarëve dhe i dëmton ata për të mbrojtur KEDS-in. Aleancës në mes të pushtetit dhe kompanisë KEDS i përgjigjemi me aksione, takime, tubime, peticion e protestë”.