PSD-ja, thotë se punëtorët po shkelen, kërkon themelimin e Gjykatës së Punës

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 12:24 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate ka filluar nismën ligjore për krijimin e Gjykatës së Punës, si instrument të nevojshëm dhe të detyrueshëm për të implementuar ligjet e tanishme, raporton EkonomiaOnline.

Kjo parit në një konferencë për media, ka bërë të ditur se një gjykatë e tillë përveç sigurimit të shkeljeve, duhet të adresojë edhe informimin e punëtorëve me të drejtat e tyre.

Deputeti Faton Topalli tha se përmes kësja gjykate do të mundësohet trajtimi i mijëra rasteve dhe lëndëve që kanë mbetur nëpër gjykata.

“PSD angazhohet që të bëhet Gjykata e Punës. Me mijëra raste janë lëndë që janë nëpër gjykata që kanë lidhje me punë. Të ndodhur në gjendjen e nevojës së domosdoshme për të siguruar të ardhura punëtorët janë të pa informuar për të drejtat e tyre kështu ata shpesh i durojnë shkeljet gjatë procesit të punës. Të krijojmë instrumentin e nevojshëm që do t’i trajtojë këto raste me shpejtësi”.

Edhe Besa Baftiu nga kjo parti tha se Kosova ka marr detyrime nga nënshkrimi i marrëveshjes së MSA-së, që të bëjë reforma në fushën e punës dhe mirëqenies sociale.

“Nënshkrimi stabilizim asociimit më mes Kosovës dhe Be-së  ka krijuar detyrime kontraktuale për Kosovën në agjendën e reformave përfshirë punës dhe mirëqenies sociale. Në këtë drejtim qeveria ka qenë e obliguar të vazhdojë procesin e përafrimit të legjislacionit të BE-së. Ne si PSD jemi angazhuar të adresojmë shumë probleme pas kërkesës sonë për rritje të pagës kemi kërkuar rritje e inspektorëve të fuqizohet inspektorati i punës”, tha ajo..

Duke pasur parash nivelin ulet të informimit të punëtorëve për të drejtësitë e tyre, ajo tha se i kanë dhënë një rol të shtuar sindikatës.

“Kemi kërkuar që pala që shkëput kontratë të jap arsyetime me shkrim në rast se iu është bërë e padrejtë. Kemi kërkuar të mos i ndërpritet pushimi gruas shtatzënë, përmes amendamenteve tjera. Mbrojmë punëtoret për largim nga puna, rritje të sanksioneve ndaj punëdhënësit dhe punëmarrësit të mbrohet kolektivisht nga puna. Mos rregullimi lehonisë dhe atij prindëror kemi vetëm një nen ku thuhet pushimi i atësisë rregullohet me ligj te veçantë në anën tjetër ligj të veçantë nuk kemi”, tha ajo.

Të ngjashme