Partia Socialdemokrate (PSD) i është përgjigjur akuzave të Lëvizjeve Vetëvendosje në drejtim të saj pas shkarkimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Kamenicës, i cili vinte nga partia e Albin Kurtit.
Përmes një komunikate për medie, PSD thotë se Lëvizja Vetëvendosje po e fsheh faktin se kryesuesi nga radhët e LVV-së ishte zgjedhur edhe nga asambleistët e Partisë Demokratike e Kosovës dhe nga Lista “Srpska”, transmeton Ekonomia Online.
“Me gjuhën e sotme të Vetëvendosjes!, kjo nënkupton se kryesuesi i Kuvendit Komunal i Lëvizjes Vetëvendosje! së Albin Kurtit është votuar nga Kadri Veseli dhe Goran Rakiqi. Me sa shihet; Partia Demokratike e Kosovës e Kadri Veselit dhe Lista “Srpska” e Goran Rakiqit nuk janë problem për Vetëvendosjen! e Albin Kurtit kur ia mundësojnë atij pushtetin, por vetëm kur ia pamundësojnë”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në një konferencë të mbajtur sot ka akuzuar kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin, dhe kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastratin, për bashkëpunim me Kadri Veselin dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiqin.
Mirëpo, në komunikatën e PSD-së thuhet se zyrtarët nga qeverisja komunale në Kamenicë janë shkarkuar për shkak të papërgjesisë profesionale dhe dyshimeve për shpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
“Qeverisja lokale e Kamenicës edhe sot vazhdon me të njëjtën përbërje politike. Edhe sot në pushtetin ekzekutiv janë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe aty do të jenë për sa kohë punojnë mire dhe drejtë në të mirën e Kamenicës”.
“Hipokrizinë e Vetëvendosjes! në emër të subjektivitetit partiak e dëshmon më së miri shembulli i Sami Kurteshit të PDK-së, të cilit qytetarët e Gjilanit i treguan së fundi se nuk mjafton ta kesh siglën e Vetëvendosjes! për t’i fituar zgjedhjet. Siç e dëshmon edhe rasti i aderimit të Donika Kadaj-Bujupit në Vetëvendosje! nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili qe mirëpritur asokohe nga Albin Kurti dhe puthadorët e tij të sotëm, ani se ajo ishte zgjedhur deputete si kandidate e AAK-së”.
Komunikata e plotë:
Në vazhdën e etjes së saj për pushtet me çdo kusht, Lëvizja Vetëvendosje! paska zgjedhur sot komunën e Kamenicës për t’i vazhduar sulmet ndaj Partisë Socialdemokrate, duke e manipuluar opinionin publik përmes viktimizimit të saj. Lëvizja Vetëvendosje! jo vetëm se nuk dëshiron që të flitet për arsyet e shkarkimit të anëtarëve të saj nga pushteti lokal, por edhe po e fsheh faktin se kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! ishte zgjedhur edhe nga asambleistët e Partisë Demokratike e Kosovës dhe nga Lista “Srpska”.
Me gjuhën e sotme të Vetëvendosjes!, kjo nënkupton se kryesuesi i Kuvendit Komunal i Lëvizjes Vetëvendosje! së Albin Kurtit është votuar nga Kadri Veseli dhe Goran Rakiqi. Me sa shihet; Partia Demokratike e Kosovës e Kadri Veselit dhe Lista “Srpska” e Goran Rakiqit nuk janë problem për Vetëvendosjen! e Albin Kurtit kur ia mundësojnë atij pushtetin, por vetëm kur ia pamundësojnë.
E vërteta është se zyrtarët e shkarkuar nga qeverisja komunale në Kamenicë janë shkarkuar për shkak të papërgjesisë profesionale dhe dyshimeve për shpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Qeverisja lokale e Kamenicës edhe sot vazhdon me të njëjtën përbërje politike. Edhe sot në pushtetin ekzekutiv janë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe aty do të jenë për sa kohë punojnë mire dhe drejtë në të mirën e Kamenicës.
Hipokrizinë e Vetëvendosjes! në emër të subjektivitetit partiak e dëshmon më së miri shembulli i Sami Kurteshit të PDK-së, të cilit qytetarët e Gjilanit i treguan së fundi se nuk mjafton ta kesh siglën e Vetëvendosjes! për t’i fituar zgjedhjet. Siç e dëshmon edhe rasti i aderimit të Donika Kadaj-Bujupit në Vetëvendosje! nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili qe mirëpritur asokohe nga Albin Kurti dhe puthadorët e tij të sotëm, ani se ajo ishte zgjedhur deputete si kandidate e AAK-së.
Partia Socialdemokrate e mbështet plotësisht punën e Qëndron Kastratit, që po vlerësohet edhe ndërkombëtarisht për transformimin radikal që po e sjellë në qeverisjen lokale të Kamenicës; si dhe për luftën e tij të pakompromis ndaj keqpërdorimeve dhe abuzimeve me pushtetin. Në luftën e saj lundër krimit dhe korrupsionit, Partia Socialdemokrate nuk i nënshtrohet asnjë kërcënimi, presioni dhe shantazhi.
Nuk ka prapakthim dhe nuk mund të ndalet ndryshimi pozitiv i Kamenicës i filluar me programin politik të përzgjedhur nga qytetarët, e të cilin po e zbaton dhe po e jetëson në përpikëri kryetari Qëndron Kastrati me qytetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e tij politik.