Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar pas zhvillimeve politike në vend.
Deklarata e kryeministrit Kurti se mund të shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjedhet presidenti, Nushi thotë se është shantazh prej autoritari.
Reagimi i plotë i tij:
Shantazhi i Kurtit eshte shantazh i autoritarit!
Togfjaleshi “opozite konstruktive” eshte eufemizem per opozite te shantazhuar me zgjedhje. Pushteti nuk e ka bere asnje perpjekje. Ai po pret qe opozita t’ia kryej punet.
Ata qe duhet te jene konstruktive jane pushteti i cili kurre me shume vota ska pase. T’i pergjigjesh shantazhit te Kurtit me konstruktivitet do te thote nenshtrim ndaj tendencave autoritare te tij.
Te propozosh ndryshim te ligjit te zgjedhjeve ne seancen e pare te nje Kuvendi te sapodale nga zgjedhjet, eshte shantazh i hapur. Kjo vjen nga arroganca e numrave dhe na kujton pushtetet e kaluara te cilat i kemi luftu me vetemohim.