Partia Socialdemokratike e Kosovës ka thënë se i mbështesin kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, që ato t’i shprehin përmes protestave.
Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se janë në solidaritet me punëtorët e arsimit.
“Partia Socilademokrate e sheh jetike kontratën kolektive dhe avancimin e kushteve të punëtorëve të arsimit. Nuk ka alternativë ndaj organizimit sindikal si hapësirë, e rrallë deri me tani, jashtë kontrollit qeveritar”.
“Pushtetet autoritare disiplinojnë e kontrollojnë, mirëpo kjo bëhet e dallueshme, del në pah, vetëm falë organizimit dhe rezistencës. Janë forcat kundër autoritarizmit ato që dëshmojnë natyrën e pushtetit si të tillë”, thuhet në njoftim