PSD me aksion para Kuvendit, deputetët e VV-së priten me medalje për punën e bërë në themelimin e “Zajednicës”

Prishtinë | 03 Nën 2023 | 10:44 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Aktivistë të kësaj partie, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Regjimi i Zajednicës”.

Madje ata në hyrje të Kuvendi u kanë vendosur deputetëve të VV-së nga një “medalje” në shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit.

Aktivisti i kësaj partie, Frashër Krasniqi, me këtë rast tha se kreu i Qeverisë, Albin Kurti për ta ruajtur pushtetin po e themelon Asociacionin.

Sipas tij, marrëveshja aktuale për këtë çështje është edhe më e keqe se ajo e viti 2015 të cilën Kurti e kishte kundërshtuar. Ai ka sqaruar se problemi Kosovë-Serbi nuk zgjidhet me këtë marrëveshje, por vetëm e vetëm thellohet.

“Sot kemi dal këtu më ia dhënë emrin e vërtet Qeverisë Kurti i cili emri është ‘Regjim i Zajdenicës’ sepse pikërisht për ta ruajtur pushtetin e vet kryeministri Albin Kurti ka vendosur me e sjell Zajdenicën ende më të keqe se që parashihen marrëveshjet  së 2015-së. Krejt këtë punë krejt këtë kompromise është duke e bërë Albin Kurti në dëm të Kosovës vetëm e vetëm për ta ruajtur pushtetin dhe Qeverinë e tij”.

“Sot kemi dal po ashtu që deputeteve të pushtetit me ua vendos këtë medalje në setrat e tyre si deputet të Zajdenicës normalisht që plot prej tyre janë duke hyr skutave nuk janë duke ardhur sepse janë në faj janë duke fshehur nuk kanë ftyrë me dal përpara, asnjë përgjithësi asnjë llogaridhënie dhe kemi vendosur me bë këtë aksion”.

“Partia Socialdemokrate është kundër pranimit të Asociacionit veçanërisht në këto kushte ku nuk sigurohet asgjë hiq e mirë për Kosovën as njohje dhe asnjë marrëveshje përfundimtare e cila përfundimisht  do ta zgjidhte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, përkundrazi po na vjen një Asociacion  i cili problemin me Kosovën me Serbinë nuk e zgjidh”.

Të ngjashme