PSD me aksion simbolik: 2 vjet qeveri, nuk ia bënë as vijë

Prishtinë | 14 Shk 2023 | 11:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik, në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II, me ç’rast kanë vizatuar një vijë të verdhë në objektin e Qeverisë, që sipas tyre simbolizon se “për 2 vjet qeveri, nuk ia kanë ba vijë”, raporton Ekonomia Online.

Zgjim Hyseni, nënkryetari i kësaj partie, tha se Qeveria nuk ia ka bërë vijë të punojë në këto 2 vite qeverisje.

“Rrahje gjoksi e rritje e mendjes; shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para 2 vjetëve na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para 2 vjetëve? Bash asgjë”. 

“Sot është 14 shkurti. Sot kalon gjysmë mandati i kësaj qeverie. Kjo Qeveri nuk e ka pasur programin transformues. Edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami. Problemi është që këta as nuk kanë filluar. Nuk ia kanë ba vijë”. 

Ai ka përmendur edhe premtimet për 160 çerdhe dhe 2000 banesa.

“I kanë premtuar 160 çerdhe të reja. Nuk është asnjë. Nuk ia kanë ba vijë. I kanë premtuar 2000 banesa për çifte të reja. Nuk kemi as gurthemel. Nuk ia kanë ba vijë”.

“Kanë premtuar pesëfishimin e numrit të inspektorëve të punës. Nuk ia kanë ba vijë”.

“Kanë premtuar rregullim të shëndetësisë. Kanë thënë s’do të ketë mungesë barnash, dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore. Nuk ia kanë ba vijë. Gjendja është veç më e rëndë”, ka thënë Hyseni.

Të ngjashme