PSD mirëpret vendimin për vizat

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 17:54 | Nga

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mirëpritur votimin e sotëm të Parlamentit Evropian për rekomandimin e Komitetit për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton Ekonomia Online.

Partia e udhëhequr nga Shpend Ahmeti vlerëson se ky miratim i cili e konfirmon mandatin për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për lirinë e lëvizjes së qytetarëve.

“Duke i falenderuar eurodeputetët për mbështetjen, Partia Socialdemokrate fton institucionet përgjëgjëse të Kosovës, të ndërmarrin veprime konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e cila ka ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në marrjen e vendimit përfundimtar nga institucionet e tjera vendimmarrëse të Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën për medie.

PSD thotë se izolimi i qytetarëve të Kosovës duhet të marrë fund. “Ai është mbi gjithash pasojë e politikanëve të korruptuar dhe të kriminalizuar në Kosovë. Çmimin nuk duhet ta paguajnë tutje qytetarët e Republikës”, përfundon komunikata.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme