Lajmi për tërmetin e mbrëmshëm në Shqipëri është lajm i rëndë që ka tronditur jo vetëm Shqipërinë. Pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore që rezultuan me jetë të humbura dhe të lënduar të shumtë janë thellësisht prekëse.
Partia Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qëndron me gjitha kapacitetet e saj përkrah shtetit shqiptar në këto momente të vështira. Po ashtu të gjithë të lënduarve iu urojmë shërim sa më të shpejtë.