Partia Socialdemokrate (PSD), ka paralajmëruar protestë në ditën kundër Gjykatës Speciale me rastin e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova, në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ndonëse është shtyrë vizita e Trëndafilovës në Kosovë, kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se protesta do të mbahet kurdo që ajo vjen në Kosovë.
“Për neve është e qartë që sjella e dhomave të Specializuara është e një identiteti politik. Në Kosovë ka mbërri momenti ku duhet të reagojmë tash e jo t’i presim vendimet. Këtu bëjnë pjesë të partisë në pushtet. Nuk ka dilemë që vendimet e gjykatës do të jenë të rënda. Meqenëse s’ka reagim por vajtim është e domosdoshme reagimi i qytetarëve. Ne kemi ftuar protestë në ditën e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara”.
“Ne morëm lajmin që është shtyrë vizita për arsye të organizimeve të paplanifikuara. Se ndodh kësi ndryshimi besoj është problem tjetër i saj. Ajo ka dashtë të vijë e të bëjë piar, por ne nuk tërhiqemi nga protesta që ditën kur kjo zonjë do të vijë, ne do të protestojmë dhe është koha të reagojmë tani”, tha Molliqaj.