Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pas humbjes tragjike të të dy punëtorëve si pasojë e shembjes së dheut në galerinë e pestë në minierën e Artanës.
Përmes një komunikate për medie, PSD-ja shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe thonë se qëndron me gjitha kapacitetet e saj përkrah tyre në këto momente të vështira.
Komunikata e plotë:
Lajmi i sotëm për një shembje dheut brenda punishtes në Minierën e Artanës është lajm i rëndë. Sipas informacioneve nga Sindikata e Punëtorëve të Trepçës, si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy minatorë të kësaj ndërmarrje.
Partia Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qëndron me gjitha kapacitetet e saj përkrah tyre në këto momente të vështira. Ndërsa të gjithë të lënduarve të tjerë i’u urojmë shërim sa më të shpejtë.
Industria nxjerrëse minerale nëntokësore përbën një zonë të aktivitetit të punës që qindra punëtorë i ekspozon në nivele të larta të rrezikut. Shëndeti dhe siguria në punë e minatorëve të nëntokës është e rregulluar me direktiva të Bashkimit Evropian por edhe Ligjin Nr. 05/L -062 për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare, përmes së cilit janë përcaktuar parimet e përgjithshme dhe të veçanta përmes së cilit parandalohen rreziqet në punë dhe mbrohet shëndeti i punëtorëve në sektorin minerar, detyrimet e punëdhënësit dhe të punëmarrësit.
Partia Socialdemokrate kërkon që ditëve në vazhdim të hetohet një rast i tillë në mënyrë që minatorëve t’u krijohen kushtet më të mira për të punuar në mënyrë që ata të mos jenë të rrezikuar për arsye të mos-vendosjes së masave parandaluese.
Në këtë drejtim i bëjmë thirrje Inspektoratit të Minierave, që në pajtim me autorizimet ligjore të cilat i’a njeh legjislacioni në fuqi, sa më parë të inspektojë aksidentin e sotëm dhe të sjell raport të detajizuar publikur të gjerë.