Nga gjithsejt 44 qendra votimi të 4 komunave, vetëm 6 prej tyre janë të zakonshme, e 13 të tjera të pazakonshme për historinë e demokracisë në Kosovë, sepse do të vendosen në kontejnerë.
Nga 44 qendra votimi, Qeveria e Kosovës nuk po krijon kushte që të hapen 38 qendra të tjera, në të cilat hiq më larg se në zgjedhjet lokale është zhvilluar procesi zgjedhor i organizuar nga KQZ-ja.
Ky është realiteti në veri të Kosovës dhe jo propagandat e kryeministrit Kurti e ministrit Sveçla. Nëse në veri të Kosovës do të kishte sovranitet, ai do të rezultonte me hapjen e çdo qendre të votimit.
Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla nuk duhet të bëhen sikur nuk i kanë lexuar letrat që i shkruajnë institucionet që janë nën varësinë e tyre. Të dy këta, në Kuvend, flasin tjetër gjë e në terren 38 qendra votimi nuk mund të hapen.
Edhe Kurti edhe Sveçla i dijnë këto arsyet e mëposhtme, por bëhen sikur nuk i kanë lexuar dhe e gënjejnë vetën e mundohen edhe një shtet të tërë.