Pse arsimi i lartë nuk po çmohet aq shumë në ditët e sotme?

Prishtinë | 15 Kor 2023 | 00:19 | Nga Ekonomia Online

Sipas statistikave, vetëm rreth 60% e studentëve marrin diplomën dhe përfundojnë bachelorin.

Dhe kjo nuk do të thotë që 40% të tjerët kanë përfunduar keq. Në ditët e sotme, arsimi i lartë nuk ju premton sukses.

Kohët e fundit, ne kemi dëgjuar shumë histori të sipërmarrësve autodidaktë që nuk humbën kohë me studimet dhe pushtuan botën me karrierën që kanë bërë, ndërsa të tjerët ishin duke studiuar në kolegj.

Gjeni më poshtë disa nga arsyet kryesore pse arsimi i lartë po nënvlerësohet në ditët e sotme:

Tarifa e lartë

Shpesh arsimi i lartë kushton shumë para, tarifat e studimit janë shumë të larta, kështu studentët kërkojnë një punë për të shlyer pagesat, por ka një problem tjetër, shumë kompani punësojnë vetëm njerëz me eksperiencë pune, prandaj kjo është arsyeja pse ata detyrohen t’i shkëpusin studimet e larta dhe të punojnë punë të ndryshme duke krijuar kështu përvojë profesionale dhe duke arritur një nivel të mirë pagash.

Shumë inovatorë nuk kanë pasur kurrë një diplomë

Oprah filloi karrierën e saj në TV kur ishte 19 vjeçe, Mark Zuckerberg u largua nga Universiteti i Harvardit për të punuar në projektin e tij për “Facebook”…

Profesione të reja…

Profesione të reja shfaqen çdo ditë e më shumë, të cilat nuk mund t’i mësosh në shkollë.

Të mësuarit online ka më shumë fuqi

Universitetet ofrojnë një arsim mjaft të përgjithshëm, për faktin se lëndët lidhen me çështjet kryesore të caktuara. Sot ekzistojnë një numër i madh i platformave në internet që mund t’ju ndihmojnë të merrni njohuri të ndryshme në lidhje me atë që ju jeni i interesuar. Kështu rezulton të jetë shumë më efektive të mësoni nga interneti sesa të kaloni kohën 4 ose 5 vite me studime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme