Pse “Cali” nuk arriti ta shihte babanë tij sa ishte i sëmurë?

Prishtinë | 29 Jan 2026 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Me 22 dhjetor, iu drejtua Dhomave të Specializuara.

Përmes një kërkesë, Salih Mustafa, kërkoi t’i mundësohet një vizitë humanitare në atdhe.

Shkak për këtë, ishte gjendja e rëndë shëndetësorë, në të cilën ndodhej babai i tij, Jahja Mustafa.

Mirëpo, Gjykata kishte kërkuar informacione më të hollësishme.

Kjo shtyri mbrojtjen që urgjentisht t’i drejtohet gjykatës për herë të dytë.

“Më 22 dhjetor 2025, Gjyqtari i Vetëm u njoftua për “kërkesën urgjente të Mustafës për lirim të përkohshëm”, në të cilën Z. Mustafa kërkon të lirohet përkohësisht me kusht që të vizitojë babanë e tij në spital në Kosovë. Më 23 dhjetor 2025, Mbrojtja e Mustafës e përditësoi Gjyqtarin e Vetëm se gjendja shëndetësore e babait të Z. Mustafa “mbetet jashtëzakonisht e rëndë dhe kritike” dhe se ai “nuk mund të operohet për shkak të [REDAKTUAR]’”.

Kërkesa e dytë, duket se vuri në lëvizje Specialën.

Por, në dokumentet e bëra publike, thonë se për operacionet e tilla duhet kohë.

“Pavarësisht festave zyrtare, u ndërmorën veprime menjëherë për të marrë një Përditësim nga Mbrojtja e Mustafës dhe vërejtjet e nevojshme nga ZPS-ja dhe Administrata. Gjyqtari i Vetëm këshillon Mbrojtjen e Mustafës të paraqesë një kërkesë me informacion të saktë dhe të plotë në mënyrë që Gjyqtari i Vetëm të mund të marrë një vendim të informuar shpejt dhe rregullimet logjistike të mund të bëhen shpejt nga Administrata. Operacione të tilla kërkojnë koordinim midis seksioneve të ndryshme brenda Dhomave të Specializuara dhe disa partnerëve të jashtëm, gjë që domosdoshmërisht kërkon kohë të mjaftueshme, veçanërisht në lidhje me organizimin e udhëtimit dhe sigurinë përkatëse”, thuhej nga Specialja.

E derisa kërkesa po kalonte mes seksioneve të ndryshme brenda Speciales, gjendja e Jahja Mustafës u përkeqësua.

Kështu me 25 dhjetor, babai i Salih Mustafës ndërroi jetë.

Mungesa e djalit në varrimin e babait, që e dhimbshme.

E nga Specialja, pretendojnë se pas varrimit, ata vet iu drejtuan mbrojtjes së Mustafës.

Sipas tyre, gjyqtari  pyeti mbrojtjen, nësë dëshiron ta ndërrojë kërkesën.

Kjo në mënyrë që Mustafa ta vizitojë varrin e babait dhe familjen e ngushtë.

Por, sipas tyre një kërkesë e tillë, nuk u bë më nga mbrojtja.

“Më 26 dhjetor 2025, Gjyqtari i Vetëm pyeti me email përmes nëse Mbrojtja e Mustafës, pas konsultimit me Z. Mustafa personalisht, dëshironte të ndryshonte Kërkesën fillestare dhe të specifikonte “nëse përfundimisht Z. Mustafa dëshiron të vizitojë varrin e babait të tij dhe të vizitojë familjen e tij të ngushtë”. Një kërkesë e tillë duhej të ishte paraqitur deri të hënën, më 29 dhjetor 2025, në orën 16:00. Më 29 dhjetor 2025, Mbrojtja e Mustafës u përgjigj me email se Mbrojtja “nuk paraqet asnjë kërkesë ose dosje të mëtejshme”, kanë thënë nga Gjykata Speciale.

Ndryshe, Salih Mustafën, Specialja e gjeti fajtor, për krime lufte dhe pas vendimeve të Apelit e Supremes, u dënua me 15 vjet burgim./teve1

Të ngjashme