Pse diaspora dërgoi më shumë remitenca në Kosovë?

Prishtinë | 04 Sht 2023 | 08:09 | Nga Afrim Kasolli

Sipas të dhënave të Bankës Qëndrore të Kosovës, në këtë gjashtëmujor diaspora ka dërguar edhe me shumë remitenca sesa vitin e kaluar në Kosovë.

Si të interpretohet ky shtim i dërgesave nga pjestarët e diasporës për familjet e e tyre?

Pushtetit dikur i pëlqente te thoshte se kjo po ndodh për shkak se me ndryshimet që kanë ndodhur është zhdukur edhe korrupsioni, prandaj bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme janë edhe më të motivuar për veprime të tilla.

Mirëpo, mbase e kundërta mund të jetë e vërtete. Që kriza ekonomike dhe inflacioni i tmerrshëm ka ardhur duke u keqësuar edhe më shumë, sidomos vitin e fundit, prandaj diaspora ka qenë e detyruar që ta shtojë shumën e dërgesave financiare për familjarët e tyre në Kosovë, për t’ua lehtësuar sado pak barrën e shpenzimeve të papërballueshme jetësore.

Pra këtë ndryshim mund ta marrin si shprehje tipike e përkeqësimit dhe thellimit të krizës ekonomike që po ndodh në vend.

Çfarë ka ndikuar në rritjen e dërgesave nga jashtë, për shkak të bllokimit të mundësive të brendshme.

Të ngjashme