Pse duhet të hani sa më shumë mollë

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 16:27 | Nga

Një nga shprehjet më të njohura është që një mollë në ditë dhe mjeku do qëndrojë larg jush. Molla është një nga frutat më të konsumuar në botë dhe e ka origjinën nga Azia Qendrore.

Molla përmban sasi të madhe të Vitaminës A, Vitaminës B1, Vitaminës B2, Vitaminës B6 dhe acid folik.

E ëmbël, por edhe e thartë, mollët konsiderohen si fruti që ndihmon për zhvillimin e sistemit imunitar. Gjithashtu, mollët përmbajnë sasi të vogël të mineraleve si kaliumi, fosfori, kalciumi dhe kaliumi.

Kaliumi është kompetent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore të trupit dhe ndihmon për të kontrolluar normën e zemrës dhe presionin e gjakut.

Por, për më shumë, kuptoni përmes kësaj liste 16 arsyet pse duhet të hani një mollë në ditë:

  • Zvogëlon kolesterolin
  • Parandalon sëmundjen e Alzheimerit
  • Parandalon sëmundjen e diabetit
  • Parandalon kancerin e zorrëve
  • Rrit sistemin imunitar
  • Parandalon sëmundjet e syve
  • I jep shkëlqim lëkurës suaj
  • Mbron dhëmbët tuaj
  • Zbardh dhe i mban dhëmbët e shëndetshëm
  • Parandalon sëmundjet e frymëmarrjes
  • Parandalon sëmundjen e Parkinsonit
  • Mban nën kontroll tensionin e lartë të gjakut
  • Ju ndihmon të humbni kilogramët e tepërt
  • Mbron eshtrat
  • Është frut i mirë për trurin tuaj
  • Trajton aneminë
  • Një mollë në ditë dhe shëndetin e keni në dorën tuaj dhe jo në dorën e mjekut!
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme