Nënat duhet të presin të paktën një vit në mes të shtatzënive, në mënyrë që të ulin rrezikun për përkeqësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, ka treguar një studim i ri.
Megjithatë sipas hulumtuesve nuk ka nevojë të presin deri në 18 muaj, siç thuhet në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Hapësira të vogla kohore në mes të shtatzënive rritë rrezikun për lindje të parakohshme, foshnja më të vogla dhe vdekshmërinë të nënave dhe foshnjave.
Autorja e studimit Wendy Norman ka thënë se pritja njëvjeçare në mes shtatzënive është një gjë që mund të bëhet lehtësisht dhe se ja vlen, ngase ulë rrezikun për komplikime.