Pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes?

Prishtinë | 02 Sht 2024 | 01:02 | Nga Ekonomia Online

E dimë që shumë prej jush pëlqejnë të qëndrojnë gjatë natën dhe të shtrihen shumë vonë për të fjetur. Megjithatë, është shumë e dobishme për ju që të zgjoheni herët në mëngjes, për t’u përgatitur për ditën.

Ju duhen të paktën shtatë orë gjumë, për t’u ndjerë mirë dhe të plotësuar gjatë ditës. Dritare.net  ju trego katër arsyet pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes, sipas hulumtimeve shkencore.

  • Më shumë pozitivitet

Ju mund të mendoni që njerëzit që zgjohen herët kanë një çehre të zymtë, por e keni gabim. Zgjimi herët karakterizon njerëzit pozitivë. Sipas një studimi, të moshuarit tregojnë më shumë pozitivistet se të rinjtë, pasi ata zgjohen herët në mëngjes. Kur ju flini herët dhe zgjoheni herët, truri qetësohet dhe stresi largohet.

  • Shëndeti më i mirë mendor

Kur ju merrni mjaftueshëm gjumë dhe zgjoheni herët, shëndeti mendor përmirësohet. Nga ana tjetër, një peron që rri zgjuar vonë, do vuajnë nga paqëndrueshmëria emocionale dhe gjendja depresive sa vjen dhe i rritet.

  • Zakone më të mira

Zgjimi herët ju ndihmon të shmangni zakone të këqija si pirja e duhanit, marrja e ilaçeve që ju bëjnë të flini, etj. Jo vetëm kjo, por duke u zgjuar herët do ndiheni më mirë, dhe nuk do keni nevojë për substanca për t’ju sjellë humorin.  Sipas një studimi, adoleshentët qëndrojnë vonë natën, duke pirë alkool dhe substanca të tjera. Kjo i bën ata të sillen në mënyrë të rrezikshme.

  • Cilësi më e mirë gjumi

Kur flini herët në darkë, cilësia e gjumit është më e mirë. Sipas një studimi me studentë, ata që flinin herët jepnin rezultate më të mira sesa ata që flinin vonë. Kjo lidhet me cilësinë e gjumit. Një person që  bën gjumë cilësor, është më i përqendruar në detyrat e dhëna.

Të ngjashme