Pse duhet konsumuar vezët rregullisht?

Prishtinë | 12 Kor 2024 | 05:29 | Nga Ekonomia Online

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme.

Studimet kanë treguar se konsumimi i vezëve në mëngjes ju bën të ndjeheni të ngopur, zvogëlon marrjen e kalorive në vaktin e ardhshëm dhe ndihmon në ruajtjen e nivelit të qëndrueshëm të sheqerit në gjak si dhe nivelit të insulinës.

Njerëzit që hanin vezë për mëngjes ndiheshin më të kënaqur dhe morën më pak kalori gjatë pjesës tjetër të ditës sesa ata që konsumonin një gjevrek, ka treguar një studim.

Përveç kësaj, e verdha e vezëve përmban lutein dhe zeaxanthin. Këta antioksidantë ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve të syve si katarakti dhe degjenerimi makular.

Vezët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të kolinës, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe të mëlçisë.

Edhe pse kanë sasi të lartë të kolesterolit, vezët nuk ngrenë nivelet e kolesterolit në shumicën e njerëzve. Në fakt, ngrënia e vezëve mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke modifikuar formën e kolesterolit të keq “LDL”, dhe duke rritur kolesterolin “e mirë” HDL.

Për më tepër, tri vezë të mëdha japin rreth 20 gram proteina me cilësi të lartë.

Të ngjashme