Ndoshta ju gjendeni larg shtëpisë në një udhëtim biznesi, dhe keni një prezantim të rëndësishëm mëngjesin e ditës tjertër. Ndoshta kjo është nata juaj e parë në një shtëpi të re, pas një ditë të gjatë udhëtimi. Cilatdo qofshin rrethanat, ju mund të shfrytëzoni orët në vazhdim për të pushuar mjaftueshëm, por duke qenë se po bini për të fjetur në një vend të ri, kjo mund të jetë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.
Tashmë një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Braun, thotë se ka zbuluar një shkak për efektin e natës së parë jashtë shtratit të shtëpisë:vigjilenca konstante ai ajo e kafshëve. Ata i publikuan gjetjet e tyre në revistën “Current Biology”. Gjumi është njëfarë misteri për shkencëtarët. Shumica e kafshëve e bëjnë atë. Në kushtet e mbijetesës, është goxha e papërshtatshme për një kafshë të mos jetë viligjente për disa orë çdo ditë.
Por në vend se të evoluonin për të jetuar pa pushuar, disa kafshë kanë zhvilluar aftësinë për të fjetur me një sy hapur. Delfinët hundëshishe, luanët e detrave të jugut, pulat shtëpiake, dhe balenat beluga janë ndër speciet që praktikojnë gjumin e valëve të ngadalta unihemisferike (USWS), në të cilën vetëm gjysma e trurit fle në një kohë të caktuar.
Ju mund ta shihni veten në një linjë me dremitjen e rosës:kjo e fundit fle me sytë e hapur. Sytë janë të lidhura me hemisferën e trurit që është ende zgjuar. Në këtë mënyrë, madje edhe në gjumë, sytë e një grabitqari mund të shkaktojnë alarme në tru, duke e nxitur rosën të veprojë.
Siç mund ta imagjinoni, kjo vigjilencë në gjysmë-gjumë është një pasuri e vërtetë në mjedise të rrezikshme dhe të paparashikueshme. Fatkeqësisht, truri juaj mund të llogarisë dhomat e hotelit dhe apartamentet e reja si të rrezikshme. Kjo është e drejtë:Shkencëtarët kanë gjetur USWS tek njerëzit. Ose, më saktë,
ata kanë zbuluar çfarë çon tek gjumi USWS. Studiuesit mbi gjumin janë të vetëdijshëm për efektin e natës së parë (FNE), dhe shpesh hedhin poshtë rezultatet e një studimi mbi një person që fjeti në laborator.
Në vend se të punonin mbi FNE-në, një ekip studiuesish vendosën të identifikojnë shkakun e tij. Ata rekrutuar 35 vullnetarë të shëndetshëm, dhe i çuan në një laborator për fjetur gjumë dy netë, me një pushim njëjavor në mes. Vullnetarëve iu vendosën pajisje që masnin normat e rrahjes së zemrës, nivelet e oksigjenit në gjak, frymëmarrjen, lëvizjen e syve dhe këmbëve, si dhe veprimtarinë në të dy lobet e trurit.
Shkencëtarët u fokusuan në aktivitetin e valëve të ngadalta (SWA), një lloj sjellje e trurit që mund të tregojnë se sa thellë është duke fjetur dikush. Ata vëzhguan SWA në katër shtigje të ndryshme të trurit, në të dyja seancat e gjumit, duke gjurmuar se si thellësia e gjumit prekej nga trazirat në dhomë. Ata nuk qenë duke kërkuar dallimet ndërmjet hemisferave të trurit, por ata i gjetën aty.
Në natën e parë të gjumit, subjektet në mënyrë të vazhdueshme tregonin më shumë vigjilencë në gjysmën e majtë të trurit të tyre. Hemisfera e majtë qe gjithashtu më e ndjeshme ndaj zhurmave të çuditshme (dhe kësisoj potencialisht kërcënuese). Një javë më vonë, kur subjektet u rikthyen në laboratorin e gjumit, kishte më shumë simetri në aktivitetin e trurit të subjekteve, çka sugjeronte se ata qenë mësuar me mjedisin tashmë të njohur.
SWA-ja e tyre tregoi nivele të barabarta të syçeltësisë, apo mungesën e saj, në të dyja hemisferat e trurit. Ndërkohë që rezultatet e studimit sugjerojnë se ne po përjetojmë një gjumë USWS, bashkë-autorja e tij Juka Sasaki tha në një deklaratë për shtyp se “truri ynë mund të ketë një sistem miniaturë të asaj që kanë balenat dhe delfinët”. Sasaki vuri në dukje se ata që udëhtojnë shpesh, mund të kenë trajnuar në mënyrë të pandërgjegjshme trurin e tyre të anashkalojë FNE-në. Truri ynë është “shumë fleksibël” tha ajo. “Kështu, njerëzit që udhëtojnë shpesh dhe gjenden në vende të reja, mund të mos bëjnë domosdoshmërisht një gjumë të keq”.