Pse hekuri është i nevojshëm për trupin tuaj

Prishtinë | 11 Sht 2024 | 05:41 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht raportit për eliminimin e mishit të kuq të përpunuar nga dieta ushqimore pasi rrezikojmë kancerin, nuk duhet të harrojmë se hekuri, që më së shumti gjendet tek mishi, është një mineral thelbësor për funksionimin e duhur të trupit.

Ai sigurohet ekskluzivisht nga ushqimi i cili mund të plotësojnë nevojat e përditshme për hekur, shkruan EO.

Por cili është roli i hekurit? Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë hekur, pra ai duhet të sigurojë atë me anë të ushqimit. Hekuri absorbohet nga zorrët gjatë tretjes dhe është i domosdoshëm për prodhimin e:

– Hemoglobinës (pigment në qelizat e kuqe të gjakut që mbartin oksigjen e qelizave),

– Mioglobinës (proteina e muskujve që ka aftësinë për të ruajtur oksigjenin),

– Enzimave të përfshira në frymëmarrje dhe sintezën e ADN-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme