Ismet Beqiri, nënkryetar i LDK-së, ka mbajtur sot një takim me kryetarët e degëve të LDK-së në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Beqiri ka thënë se ky ka qenë një takim pune me kryetarët e degëve.
Madje duke dashur të tregojë afërsinë mes kryetarëve të këtyre degëve, ka thënë se këto pesë degë janë sikur të ishte një e vetme.
Postimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës. Prishtinë.
Pesë degë si një.
Takim i përbashkët pune i Kryetarëve të Degëve të LDK-së në Prishtinë, bashkë edhe me Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së në KK të Prishtinës.