phone 7 Plus që u prezantua dje kishte veçorinë e kamerës së dyfishtë. Cilat janë të mirat që ofron kjo cilësi e re në telefonin e Apple?
Një nga kamerat e iPhone 7 Plus punon nën këndin e gjerë standard, me lente 28mm. Ndërsa kamera tjetër ka një lente me përmasa 56mm, dyfishin e asaj të parës. Kjo ju mundëson që t’i zmadhoni fotot tuaja deri në dy herë më shumë, pa e humbur aspak kualitetin, duke kaluar nga kamera e parë në atë të dytën.
Por kjo nuk është e gjitha! Të dy kamerat punojnë së bashku dhe mund të funksionojnë si një palë sy të vërtetë, duke marrë të dhënat në kënde të ndryshme, për të plotësuar një imazh të vetëm.
Kjo e lejon aplikacionin e kamerës që të punojë automatikisht për të dhënë një nuancë thellësie në sfond, tregues që e kanë vetëm kamerat shumë të shtrenjta.
Sistemi i tyre përfshin gjithashtu edhe stabilizatorin optik të imazhit, spektër më të gjerë ngjyrash si dhe një ndjesor që përmirëson kontrastin.