Kfjelluni!
Që Aleksandar Vučić- âsht nji palaço teatral neo-Chetnik, nuk ka askush dilemë në Kosovë!
Që banda terroriste e Radojčić-it âsht inkursue p’ej tina as për këtë nuk ka asnji dyshim.
Por me lypë nga bashkësia ndërkombëtare me i vù sanksione Serbisë – me çdo kusht – kur interesi i Perëndimit âsht me e veçue e nxjerr Serbinë nga kthetrat Putiniste të Rusisë, dmth po kërkohet nji barazim i pavetëdijshëm dhe fëmijnor: Pushteti konflitual i Kosovës sikur po do me thânë jemi të njâjtë!?
Jo pse Serbia nuk meriton sanksione – moti i ka përmbushë kushtet – por çâshtja âsht pse Kosova e pruni punën me iu vù sanksione!?
P.S.
E nuk ishim as nuk do të jemi të njâjtë. Nashta me këtë pushtet edhe jemi po pastaj nuk do të jemi!