Po nisi këtë shkrim, me thënien e madhe të ish Presidentit amerikan Teodor Rusvelt i cili kishte thënë se “Fjalët janë Instrumente”,dhe unë them se ne duhet të i përdorim ato. Gjithashtu, sipas Johan. A. Barnes vlen të theksohet se komunikimi është thelbi i udhëheqjes, ai sugjeron që ju duhet të jeni në gjendje të komunikoni me vartësit tuaj, me shefat, kolegët brenda dhe jashtë organizatës, si dhe me publikun. Pra, aftësia kryesore e udhëheqjes së dy liderëve politik : Albin Kurti, LVV dhe Isa Mustafa, LDK, e që po përpiqen të bëjnë marrëveshje politike, apo koalicion qeveritar duhet të jetë komunikimi reciprok. Po e marrim një shembull sesi p:sh ish presidenti amerikan “Kennedy”, ishte bërë lider i madh dhe me shumë famë në Amerikë duke shfaqur një komunikim brilant, duke përdorur si instrumente “retorikën imponuese, dhe argumentet bindëse”.
Pra, në këtë kontekst Diplomacia/negociata, bisedimet janë mjete që i zgjidhin problemet, grindjet apo mosmarrëveshjet në mes partive politike, dhe jo vetëm, edhe në Kosovë këto forma të negociatave mund përdoren për të mirë, si në rastin e bisedimeve për koalicion në mes të LVV-s dhe LDK-s, kurse, siinstrumenti saj mund të jetë “komunikimi i ndërsjellët”.
Këto forma, apo thënë më mirë teknika dhe mjeshtri të zgjidhjes së kontesteve politike në mes të partive politike në Kosovë, midis LVV-s dhe LDK-s, si : bisedimet, negociatat, pa dyshim, që zgjasin ndonjë herë edhe më shumë seç e kemi parashikuar ne, por në fakt, nëse ka një komunikim të sinqertë dhe parimor midis liderëve politik, mund të sjellin rezultate të pa numërta, dhe efikase në fushat sikurse : Sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, shëndetësia mirëqenia sociale,si dhe integrimet evropiane, etj.
Ndaj, edhe si konkludim mund të themi se qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet ndërtohet sa më parë, duke u bazuar në premisat e një qeveriepaqedashëse, e cila zgjidhjen e problemeve e sheh përmes mjeteve të arsyeshme, dhe kontribuon në krijimin e një uniteti të përgjithshëm qytetar, në kuptimin që votën qytetare të marr nga votuesit e Kosovës në zgjedhjet e fundit më 6 tetor 2019 ta vendosin në përputhje me vullnetin qytetar të dy partitë më të mëdha politike në vend, si Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurti-n, po ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mandataren Vjosa Osmani do duhej talexonin drejt votën qytetare, që Opozitën e djeshme ta bëjnë pushtetin e sotshëm. Ky është obligim për të dyja palët, në këtë rast për LDK dhe LVV, sepse kështu foli sovrani para së gjithash në zgjedhjet e fundit të mbajtura me 6 tetor 2019.
Andaj, z. Kurti dhe z. Mustafa, konsideroi sesa më parë që e bëni qeverinë, aq më mirë do ishte për Kosovën, pra, “Sot është vonë dje do të ishte më mirë”, të formohej qeveria e Kosovës me mandat (4) vjeçar .