Pse largohen meshkujt nga ju?

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Nëse në raportet e komplikuara mashkull-femër pyeteni se pse gjërat kanë marrë tatëpjetën, ndoshta nuk është keq që përgjigjen ta kërkoni nga këndvështrimi i mashkullit. Shumica e femrave gjatë jetës janë gjendur në situatë kur përnjëherë kanë qenë të refuzuara ose të braktisura, pa arritur ta kuptojnë arsyen.

Mirëpo, shumica prej tyre as që janë të vetëdijshme për lëshimet e imëta që i bëjnë, si psh. shprehi të tmerrshme që bezdisin, sharjet ose imponimi i vullnetit te tyre ndaj gjinisë më të fortë. Të gjithë këto gjëra dinë ta largojnë mashkullin nga femrat, ndërsa Dejvid Gud në librin “The Man Code: A Woman’s Guide to Cracking the Tough Guy” ua zbulon damave në mënyrë precize sekretet e mendjes mashkullore, duke përfshirë edhe cilat shprehi, më së shumti nga të gjitha, e detyrojnë mashkullin në ikje. Tek ata alarmi për “ikje” jo rrallëherë aktivizohet, të themi, në situatat në vazhdim.

Dëshironi që ta ndryshoni

Femrat shpesh futen në lidhje me pritshmërinë se mashkulli do të ndryshojë disa gjëra. Nëse ai edhe i bën ato, dobinë e atyre ndryshimeve duhet ta peshoni mirë. Ajo mund t’u përplaset në kokë, sepse nëse dëshironi që ai të heq dorë nga të gjitha gjërat që e gëzojnë në jetë, ndoshta mund të vijë në përfundim se më mirë do të ishte të mos jetë me ju.

Bezdisja për gjëra të parëndësishme

Romanca është sikur loja në poker, është më mirë t’i ruani emocionet. Meshkujt i japin rëndësi temave të përgjithshme, ndërsa femrat ngjiten për vogëlsira. Në veprimet e tij kryesisht nuk ka qëllime të fshehta. Nëse është jasht me shokët, atëherë vetëm është jashtë me shokët.

Seks në takimin e parë

Fatkeqësisht, kjo është e vërtetë. Nëse femra në takimin e parë ofron seks, sigurisht secili mashkull do ta shoh me vërejtje këtë gjë. Femra e cila ikën duke lënë vetëm një puthje për natë të mirë dhe e lë mashkullin të presë, do të jetë më shumë atraktive. Dorën në zemër, edhe ky “rregull” i ka përjashtimet e veta.

Përsëritjet e gjërave derisa nuk e humbin kuptimin

Femrat për dashurinë duhet të flasin “qetë”. Me fjalë tjera, kjo është ajo që bëni derisa askush nuk shikon, kur e merrni për dore me dëshirën për t’i thënë se gjithçka do të jetë në rregull. Nëse tërë kohën thoni “të dua”, ato fjalë do të humbasin kuptimin.

Përkushtimi

Të jesh e dhënë pas tij është gjithçka, deviza kryesore e jetës së mashkullit. Nëse femrat nuk janë të përkushtuara ndaj femrave tjera, kjo i flet mashkullit se të tilla do të jenë edhe ndaj tij.

Nuk ndihet si mbrojtës

Sikurse femra që dëshiron të ndjehet e përkujdesur dhe e mbrojtur, po ashtu edhe mashkulli dëshiron të dijë se ai është shkaktari që ju ndjeheni e tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme