Pse marrëdhëniet moderne janë më të brishta?

Prishtinë | 14 Kor 2023 | 00:15 | Nga Ekonomia Online

1.NUK JEMI TË PËRGATITUR

Shpesh, nuk jemi të përgatitur për kompromis, për të sakrifikuar veten dhe për dashur pa kushte. Nuk duam të presim, e duam çdo gjë menjëherë. Nuk i lëmë ndjenjat të rriten, shpesh duke i dhënë një “afat kohor” në atë që ne mendojmë se duhet të ndjejmë dhe kur duhet ta ndjejmë.

2.NGATËRROJMË DASHURINË ME NDJENJAT E TJERA

Shumë shpesh duam të takojmë dikë që të bashkohet me ne në kinema apo në një klub nate, jo atë që mund të na kuptojë dhe të na mbështesë në një moment pikëllimi të thellë. Nuk na pëlqen të bëjmë jetë të mërzitshme dhe kjo është arsyeja pse kërkojmë një shoqërinë e një personi të gëzueshëm, që mund ta kthejë jetën tonë në një aventurë. Por nuk jemi gjithmonë të gati për ndryshim, gjë që pashmangshmërisht vjen pas një periudhe të caktuar ndjenje romantike dhe reciproke.

3.BIEM PRE E MONOTONISË

Pas njëfarë kohe, nuk kemi kohë dhe hapësirë për dashuri, sepse jemi shumë të zënë duke ndjekur të ardhurat materiale, shkruan EO.

4.JEMI DUKE PRITUR PËR REZULTAT TË MENJËHERSHËM

Kur biem në dashuri, duam që marrëdhënia jonë të jetë e pjekur. Megjithatë, ky maturim, si dhe mirëkuptim i ndërsjellë, mund të vijë vetëm pas viteve të kaluara së bashku. Shumica e njerëzve sot mendojnë se nuk ka asgjë në këtë jetë nuk meriton kohën dhe durimin e tyre, madje as dashuria.

5.PREFEROJMË TA SHPËRDOROJMË FUQINË TONË

Shumë prej nesh, më mirë preferojnë të kalojnë një orë me njëqind njerëz të ndryshëm, sesa një ditë me një person. Në ditët e sotme, ekziston mendimi se është më mirë të takosh njerëz se sa t’i njohësh ata. Jemi të pangopur dhe e duam çdo gjë menjëherë. I fillojmë dhe i përfundojmë marrëdhëniet sapo gjejmë një variant “më të mirë”. Nuk i japim më të mirën tonë një personi, por duam që ai të jetë i përsosur. Dalim në takim me shumë njerëz, por vështirë se i japim ndokujt një shans.

6.JEMI BËRË TË VARUR NGA TEKNOLOGJIA

Teknologjia na ka sjellë më pranë. Jemi kaq pranë, sa ndonjëherë ndjejmë vështirësi edhe për të marrë frymë. SMS, mesazhet zanore, chat-et apo telefonatat video kanë zëvendësuar komunikimin ballë për ballë në kaq shumë raste. Nuk kemi pse kalojmë më kohë të gjithë së bashkë. Tashmë dimë shumë rreth njëri-tjetrit. Nuk kemi asgjë për të cilën mund të flasim.

7.NUK MUND TË QËNDROJMË NË NJË VEND PËR KOHË TË GJATË

Ne mendojmë se nuk jemi të bërë për marrëdhënie, dhe edhe ideja e një lidhjeje të qëndrueshme me dikë na tremb. Nuk ia kushtojmë më jetën tonë vetëm një personi dhe shmangim çdo gjë që është përgjithmonë.

8.JEMI SEKSUALISHT TË ÇLIRËT

Brezi ynë e ka ndarë seksin nga dashuria. Në fillim, njerëzit bëjnë seks, dhe pastaj ata vendosin nëse dëshirojnë të qëndrojnë bashkë apo jo. Sot, seksi jashtë martese është kthyer në normalitet dhe gjëra si “marrëdhënie e hapur”, “miq për përfitim” dhe “vetëm për një natë” janë bërë pjesë e jetës moderne.

9.MBËSHTETEMI SHUMË SHPESH TE LOGJIKA

Pak njerëz nga brezat e rinj mund të dashurojnë me gjithë zemër dhe t’i kapërcejnë vështirësitë që lidhen me kohën dhe largësinë.

10.JEMI TË FRIKËSUAR NGA SHUMË GJËRA

Jemi të frikësuar nga marrëdhëniet e reja, zhgënjimet, plagët emocionale dhe zemrat e thyera dhe kjo është arsyeja pse nuk i pranojmë njerëzit në jetën tonë. Ndërtojmë mure rreth vetes dhe nganjëherë ato janë kaq të trashë e të lartë, sa na pengojnë ta shohim jetën ashtu siç është në të vërtetë.

11. NUK I VLERËSOJMË MË MARRËDHËNIET

Nuk ka fare rëndësi për ne, nëse dikush që e duam, largohet. Jemi shumë të zhgënjyer nga njerëzit që na rrethojnë.

Të ngjashme