Pse Mimoza Shahini e LDK-së i duhet Kuvendit?

| 03 Tet 2019 | 22:03 | Nga

Profesoresha universitare, Mimoza Shahini, ka vendosur që në këto zgjedhje të garojë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Shahini, këtë synim po tenton ta realizojë duke iu bashkangjitur listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku mban numrin 99.

Kandidatura e saj, po vlerësohet jashtëzakonisht mirë nga analistët, të cilët thonë që një profil si ai i profesoreshës Mimoza Shahini, i duhet legjislaturës së ardhshme.

“Mimoza Shahini është një eksperte e fushës së vet, një psikiatre, psikologe shumë e njohur”, ka deklaruar Rrahman Paçarizi, në Klan Kosova.

Ndërsa, analisti tjetër, Valon Syla, Shahinin e sheh si kuadro të re në LDK, e që e cila sjell risi, duke pas parasysh jo veç përgatitjen e saj, por edhe kontributin që ka dhënë.

“Është kuadro e re e LDK-së që sjell mendoj risi nga të gjitha këto vijat tradicionale e familjare të kontributit nacional, para e gjatë luftës dhe gjatë demokratizimit e tutje”, ka thënë Syla.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/401864157192534/

Të ngjashme