Nuk janë të paktë ata që këtë nuk e parapëlqejnë krijimin e një qeverie të re mu për shkak rrethanave të krijuara nga COVID19.
Është pothuajse e pamundur për ta bërë dallimin ndërmjet atyre që nuk duan qeveri të re për shkak të COVID19, dhe atyre që këtë nuk e duan për shkak se mendojnë që Qeveria Kurti po performon shumë mirë dhe duhet të vazhdojë tutje.
Por për aq sa Qeveria Kurti është e përçarë, e ajo është shumë e përçarë, përderisa ka ftohur raportet tona me SHBA-në, e ajo këtë e ka bërë si askush më parë dhe përderisa shkel Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese një Qeveri e re bëhet e pashmangshme edhe përkundër pandemisë.
Kur kësaj i shtohen edhe 82 votat e Kuvendit të Kosovës ikja e Kurtit bëhet e detyrueshme. Një qeveri e re nuk do ta ketë aspak të vështirë të mos i ketë këto defekte.
Por një qeveri e re do ta ketë shumë të vështirë ta luftojë nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Këto të fundit duhet të jenë me patjetër standarde për ta matur performancën e qeverisë së re.
Mund ta kemi një qeveri të re por a do të jetë ajo progresive ? E vështirë për ta thënë tani.