Pse na njofti Spanja pasaportat?

Prishtinë | 07 Jan 2024 | 22:00 | Nga Shenoll Muharremi

Mos harroni që Spanja para disa javëve na ka bllokuar me u bë rasti i sulmit në Banjsë temë në nivel të BE-së. Në dy forme, edhe në nivel të BE (se e ka kryesuar BE-në) por edhe Samitin e Komunitetit Europian Politik në Granada.

A ju kujtohet kur Germania, Franca dhe Italia u detyruan me mbajt një takim ndaras dhe me lëshu një komunikatë ku kërkojnë me u njoftë de-fakto Kosova? Atëherë ka qenë Spanja që e ka caktu agjendën ku nuk është marrë vendimi për Kosovën aty, por është dashur forum special ndaras.

Popullin Spanjoll e kemi miq, por qeveritë e Spanjës nuk janë shumë miqsore me Kosovën. E pse atëherë na kanë njoftur pasaportin?

Rreth 10 vjet kam pas bashkëpunim të ngushtë me një kompani Spanjolle dhe kemi konkurruar bashkë nëpër Europë.. derisa i bleu një kompani Amerikane. Më ka ra me punu gjatë dhe me kuptu pak mentalitetin e tyre. Ata janë tregtar perfekt. Edhe dijnë shumë mirë me artikulu interesin e tyre. Janë negociatorë shumë të mirë.

Spanja i ka njoftë pasaportat për shkak se dëshiron pare nga ne. Liberalizimi i vizave është për udhëtime dhe për me shitë edhe më shumë produkte Europiane. Sidomos ka të bëjë me turizmin. E Spanja e ka turizmin e zhvilluar dhe nuk dëshiron me humbë asnjë mundësi për me rritë ekonominë e saj. Në parim, ky është një vendim në interesin e tyre.

Por gjithashtu e kanë bërë për shkak se edhe kanë qenë shumë kokëfortë me Kosovën, ndoshta lider apo vendi më i vështirë mos-njohës nga 5sha e BE-së. Ky vendim i afron popujt dhe bizneset e dy vendeve dhe eventaulisht ndikon në të ardhmën me zbutë edhe më shumë qëndrimin qeveria e Spanjës.

Të ngjashme