Vendet ku kanë ndodhur tragjeditë më të mëdha në histori vizitohen nga miliona turistë në vit, duke filluar nga ekskursionet e fëmijëve, e deri te vizitat familjare. Çka është turizmi i errët dhe pse është kaq i zhvilluar?
Gjatë vitit 2016 Aushvici është vizituar nga 1.7 milionë turistë, derisa Muzeu memorial i viktimave të 11 shtatorit në SHBA është vizituar nga më shumë se 28 milionë njerëz, që nga hapja e tij në vitin 2011.
turizmi i errët nënkupton fenomenin e vizitës së vendeve të tragjedive, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ja disa nga teoritë pse kjo formë e turizmit është kaq e zhvilluar:
– këto vende u japin zë viktimave dhe tregojnë për mundësitë e njeriut për vepra të këqija.
– duke i vizituar këto vende, në njëfarë mënyre e mbrojmë të ardhmen nga tragjeditë e ngjashme, duke pasur ndërmend se çka mund të bëjë ana e errët e njerëzimit.
Kjo nuk d.m.th. se të gjithë njerëzit kanë në vete prirjen kah e keqja.