Pse ndieni uri edhe pasi që keni ngrënë tepër

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 10:21 | Nga

Nëse keni qenë ndonjëherë në ndonjë situatë kur keni ngrënë tepër, dhe të nesërmen jeni zgjuar shumë të uritur, ju sjellim shpjegimin e ekspertëve.

Një ditë pasi që keni ngrënë tepër, trupi juaj është i rraskapitur. Kjo lodhje është pasojë e asaj që trupi ka punuar gjithë natën për ta tretur ushqimin e tepërt që e keni konsumuar, në vend se të relaksohej gjatë gjumit.

Për rraskapitjen dihet se i ngre nivelet e hormonit të urisë dhe shpesh dëshirën për karbohidrate, sepse për organizmin ato paraqesin një burim të shpejtë të energjisë. Prandaj është e rëndësishme që të furnizoheni me ushqime me veti të larta ushqyese sapo të zgjoheni.

Mos i anashkaloni plotësisht karbohidratet, por mos i konsumoni së tepërmi.

Për ta kapërcyer ndjenjën e urisë ekstreme, e cila në fakt nuk është e vërtetë, pini shumë ujë dhe zgjidhni ushqime të pasura me kalium, siç janë uji i kokosit, avokadoja dhe patatet.

Ndjenja e urisë ekstreme mund të jetë e pranishme nëse e keni tepruar me konsumim të sheqerit apo yndyrës.

Për ta shuar dëshirën për sheqer apo yndyrë nevojiten rreth tri ditë. Prandaj anashkaloni ushqimet e yndyrshme dhe ato me sheqer.

Gjithashtu, nëse është e mundur, pushoni tërë ditën dhe ndani përafërsisht një orë për ushtrime. Ushtrimi mund të bëjë mrekulli në reduktimin e ndjenjës së urisë dhe gjithashtu do t’ju ndihmojë që t’i zbutni pasojat e ngrënies së tepërt.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme